Mbrëmje e keqe për Zenelin në Francë

Futboll

Mbrëmje e keqe për Zenelin në Francë

Nga: K.G. Më: 23 prill 2021 Në ora: 22:47
Mbrëmje e keqe për Zenelin në Francë

Futbollisti Arbër Zeneli me Reims-in si vendas pësuan humbje me rezultat 3:1 nga Marseille, në kuadër të Kampionatit të Francës.

Për Marseillen shënuan Payet (41' e 76'), Milik (45+1') dhe për Reims-in Mbuku (38').

Faes në minutën e 69-të pas dy kartonëve të verdhë u përjashtua nga loja dhe Reims mbetet me një lojtar me pak. 

Arbër Zeneli u inkuadrua nga minuta e 74-të, por assesi që të arrijnë të barazojnë ndaj Marseilles. 

Pas javës së 34-të, Marseille renditet në vend të pestë me 55 pikë dhe Reims është i 11-ti me 41 pikë. Mbrëmje e keqe për Reims-in e Zenelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat