Strategjia aktuale e Messit sa i përket rinovimit: Ai po shikon situatën, po dëgjon se çfarë po ndodh në klub dhe po luan në nivel të lartë

Futboll

Strategjia aktuale e Messit sa i përket rinovimit: Ai po shikon situatën, po dëgjon se çfarë po ndodh në klub dhe po luan në nivel të lartë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 00:14
Leo Messi

Jorge Messi u kthye në Barcelonë nga Argjentina javën e kaluar, duke lënë të kuptohet se një takim mes tij dhe Joan Laportas mund ndodhte, ku do të flitej për të ardhmen e Lionel Messit dhe rinovimin e kontratës së tij.

Por ky proces duet që nuk do të kryhet edhe shpejt. Së pari, klubi po pret që të kryhet një auditim dhe, së dyti, Messi nuk po ngutet për të hedhur nënshkrimin në letër.

Tani për tani, kapiteni dëshiron të përqendrohet në futboll. Sapo fituan Kupën e Mbretit, Barcelona do të jetë në gjendje të fitojë edhe La Ligan edhe pse nuk llogariteshin si kandidatë para Vitit të Ri.

Image

Messi momentalisht i ka dhënë përparësi futbollit para klubit klubin.  Ai e di që ka shumë pak hapësirë ​​për gabime nëse dëshirojnë të fitojnë La Ligan.

Plani sportiv i Barcelonës është gjithashtu i rëndësishëm për Messin. Argjentinasi tashmë ka pasur një takim me Laporta në të cilin presidenti e bëri të qartë se ai do të bënte gjithçka që mundte për të bindur kapitenin e tij të qëndronte.

Messi dëgjoi gjatë gjithë kohës, ndërsa bëri të ditur edhe pozicionin e tij, duke shpjeguar se ai nuk po ngutet të marr një vendim përfundimtar.

Është e qartë se Laporta ka besimin e Messit, por numri 10 është gënjyer shumë herë gjatë viteve të fundit, kështu që ai po pret të shohë veprime e Laportas, sesa vetëm premtimet.

Messi dëshiron të dijë nëse Barcelona do të jetë në gjendje të afrojë Neymarin apo jo.

Ai e di që Laporta tashmë ka filluar punën për një marrëveshje, por se nënshkrimi i brazilianit është më shumë se sa i komplikuar – jo për shkak të lojtarit, por për shkak të Paris Saint-Germain.

Valdrin Sahiti flet për problemet që i janë shfaqur pas vaksinimit me AstraZeneca: Qëndroj me mendimin se çdo simptomë është më e arsyeshme dhe efikase sesa mosvaksinimi

Argjentinasi gjithashtu dëshiron të shohë se çfarë do të ndodh me Sergio Agueron.

Barcelona planifikon t’i bëjë një ofertë zyrtare sulmuesit të Manchester Cityt, por duket se do të jetë relativisht e ulët dhe mbetet të shihet nëse Aguero do ta pranojë.

Messi nuk po nxiton, aktualisht ai po dëgjon dhe shikon për të gjitha ato që po ndodhin në klub prej ardhjes së Laportas. Ndërkohë, ai ende po shënon gola dhe po bën çmos për t’i dhënë një tjetër titull klubit nga “ Camp Nou”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat