“Aeroplani” vendos kandidaturën: Dua të drejtoj këtë skuadër, e kam pikë të dobët

Futboll

“Aeroplani” vendos kandidaturën: Dua të drejtoj këtë skuadër, e kam pikë të dobët

Më: 24 prill 2021 Në ora: 11:09
Vincenzo Montella

Rreth një vit e gjysmë pas herës së fundit, Vincenzo Montella flet përsëri. Ai e bën këtë përmes “Corriere dello Sport”, duke pohuar se pret një një telefonatë të re… Lidhur me pushimin që ka bërë në futboll, pas shkarkimit të fundit si trajner, “aeroplani” nënvizon: “Këto janë faza që ndodhin në një karrierë. Ndoshta problemi Covid-19 ka pasur një ndikim. Por tani që sezoni po mbaron kam dëshirën t’ia filloj nga e para. Jam duke pritur për një angazhim të ri. E përdora pushimin për t’u rritur. Kur jetoni me vështirësi profesionale kaloni në anën tjetër: përmirësoni karakterin tuaj, pikat tuaja të dobëta. Ju i shihni gjërat në një mënyrë më të distancuar. Është një reflektim themelor”.

Pastaj, menjëherë kalojmë te disa kujtime si futbollist, siç është marrëdhënia e stuhishme me Fabio Capello në kohën e Romës: “Padyshim si futbollist isha egoist, gjithmonë doja të luaja, veçanërisht në atë periudhë. Ne po fitonim titullin dhe u ndjeva më i fortë se të tjerët. Duke më menaxhuar ashtu, duke më zemëruar, Capello diti si të nxirrte më të mirën nga unë. Pastaj u largova nga Roma kur kuptova se nuk isha më i zemëruar”.

Ai e përcaktoi Romën për të si “një rrugë të papërfunduar”. Dhe në fakt ëndrra për ta realizuar këtë rrugë deri në fund nuk e ka braktisur kurrë: “Dy herë. Në rastin e parë shpresoja të qëndroja si trajner dhe nuk ishte e mundur. Sa keq, do të doja të kisha krijuar një projekt që nga fillimi. Në të dytën, ata zgjodhën një tjetër (Zeman), pas disa sondazheve. Më 2012 u ndjeva si trajner i Romës. E pranoj se Roma është një lloj pike e dobët për mua; është pjesë e imja. Aty kam luajtur, fituar, trajnuar. Ndoshta nuk është vonë ta provoj përsëri. Ranierit, sa vite iu deshën për të realizuar ëndrrën e trajnimit? 58? Epo, më kanë mbetur rreth 10 vite për të shpresuar…”

Në fund mendimi i tij për projektin e Superligës, e bllokuar aktualisht: “Sporti është argëtues. Nëse nuk ka konkurrencë 100 për qind, një këmbë e karriges mungon. Unë e kuptoj që të rinjtë preferojnë të shohin Real Madrid-Juventus në TV, sepse janë mësuar me Playstation. Por, ju duhet të vlerësoni kush qëndron pas futbollit, ëndrrat dhe poezitë e atyre që aspirojnë të arrijnë atje me përpjekje. Është më mirë që mbaroi kështu. Më mirë për futbollin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat