Bologna kërkon një përforcim

Futboll

Bologna kërkon një përforcim

Më: 24 prill 2021 Në ora: 11:11
Bologna kërkon një përforcim

Emri i parë në listën e drejtorit teknik të Bolognas, Sabatini, është ai i sulmuesit Marko Arnautoviq, një futbollist i lindur e rritur në Austri, vend që përfaqëson edhe në arenën ndërkombëtare.

Futbollisti 32-vjeçar u kërkua edhe në janar nga Mihajlëoviq, që vuan mungesën e një qendërsulmuesi të fortë, pasi Musa Barrow është më shumë një sulmues krahu dhe Palacio nuk ofron garanci për shkak të moshës.

Drejtuesit e klubit të Bolognës i kanë premtuar Mihës afrimi ne sulmuesit austriak.

Por, me kushtin që ky i fundit të lirohet me parametra zero nga kinezët e Shanghait, ndërsa alternativa të Arnautoviq janë Simeone dhe Scamacca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat