Opsioni i Barcelonës

Futboll

Opsioni i Barcelonës

Më: 24 prill 2021 Në ora: 11:23
Opsioni i Barcelonës

Barcelona mesa duket ka një problem të madh për të zgjidhur dhe ai quhet Ousmane Dembele.

Kontrata e francezit përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe vera është e vetmja mundësi për të shitur me një çmim të arsyeshëm francezin.

Sigurisht, opsioni kryesor është rinovimi me të dhe klubi i ka bërë një ofertë para dy javësh sulmuesit. Përgjigja e agjentëve të tij nuk ka ardhur ende dhe Laporta ka nisur lëvizjet. Klubi katalanas, interesin e ulët për rinovim të Dembele, e justifikon me dëshirën për t’u larguar.

Në verën e vitit 2022 ai ka mundësinë të ikë falas, por Barcelona nuk do e lejojë këtë. Siç raporton “Sport.es”, klubi ka caktuar çmimin prej 50-60 milionë euro për Dembele. Gjithsesi, deri në fund do tentohet rinovimi me të, pasi ka traguar cilësi të mëdha këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat