Kean ia dedikon gjithçka Juves

Futboll

Kean ia dedikon gjithçka Juves

Më: 24 prill 2021 Në ora: 11:54
Kean ia dedikon gjithçka Juves

Moise Kean po përjeton sezonin e tij më të mirë në karrierë. Me PSG ka “shenjtëruar” veten, duke shënuar 16 gola në të gjitha garat, që kur mbërriti në Francë. Për “Gazzetta dello Sport”, duke folur mbi ndryshimin midis së kaluarës së tij dhe të tashmes, tha: “Kur isha fëmijë më pëlqenin revistat me foto të futbollistëve, por nuk kisha mundësi t’i blija.

I kërjova nënës time para për t’i blerë albumet, por ajo nuk ma plotësonte dot këtë dshirë. Unë kurrë nuk e kam pasur rastin si tani. Luaj me Neymar dhe Mbappé, dy nga sulmuesit më të fortë në botë. Ata janë gjithashtu të rinj, kështu që e kuptojmë njëri-tjetrin gjatë lojës. Unë gjithmonë kam ëndërruar të luaj në nivele të larta. Të luaj me ta është e mrekullueshme”.

Pastaj kaloi te kapitulli i Juventusit, i cili ende ka disa keqardhje për karrierën e Kean: “Sinqerisht, më erdhi keq që u largova nga Juve. Ai klub më dha gjithçka, unë u rrita atje. Pa Juventusin nuk do të isha këtu ku jam tani. Por, pastaj kuptova që jeta e një futbollisti është e tillë. Juve do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kthimi me fanellën bardhezi? Nuk e di. Tani po shijoj shkuarjen në gjysmëfinale të Champions-it. Nëse do të dinim se çfarë do të ndodhte nesër, të gjithë do të ishim të pasur”.

Ai nuk ka dyshime për mbrojtësit më të fortë, me të cilët është ndeshur ndonjëherë: Van Dijk dhe Chiellini: “Van Dijk është mbrojtësi më i vështirë, me të cilin jam përballur ndonjëherë.

Më pas vjen Chiellini, por për fat të mirë u përballa me të vetëm në stërvitje. Ende ruaj mbresa nga ish-kapiteni im… Chiellini ishte njeriu i mençur i grupit, ai më trajtoi si një vëlla të vogël, më jepte këshilla, duke më thënë se si të bashkohem me grupin, si të qëndroj atje. Këshilla që më ndihmuan dhe që i mbaj me vete”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat