Rast që vjen vetëm një herë

Futboll

Rast që vjen vetëm një herë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 11:59
Rast që vjen vetëm një herë

Juventus nuk do të heqë dorë nga Donaruma, teksa po shton presionin drejt gardianit të Milanit.

Donaruma nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit kuqezinj mbi rinovimin e kontratës dhe në këtë formë, ai do të jetë i lirë nga data 30 qershor.

Ndaj, drejtuesit bardhezinj po punojnë me Mino Raiolën për të marrë në Torino një nga portierët me më shumë talent në qarkullim. Madje, torinezët janë të gatshëm t’i ofrojnë edhe mbi 10 milionë euro në sezon.

Në fakt, te Juventus nuk janë kaq zemërgjerë me pagat, mirëpo rastin e Donarumës e cilësojnë unik duke qenë se do ta merrnin pa shpenzuar asnjë qindarkë dhe kjo do të ishte e pazakontë për një si Donaruma.

Kështu, Juventus është “all in” për Donarumën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim nga Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat