Roma me trajner të ri në sezonin e ardhshëm?

Futboll

Roma me trajner të ri në sezonin e ardhshëm?

Më: 24 prill 2021 Në ora: 12:33
Roma me trajner të ri në sezonin e ardhshëm?

Në sezonin e ardhshëm, Roma ka menduar të zëvendësojë trajnerin Fonseka teksa portugezi ka pasur shumë ulje e ngritje gjatë sezonit. Ndërkohë që edhe marrëdhënia me futbollistët nuk ka qenë shumë e mirë.

Kështu, klubi ka nisur nga puna për të gjetur trajnerin e ri, ndërsa emrat kryesorë që po qarkullojnë së fundmi janë dy ish-teknikë të Juventus.

Njëri prej tyre është Masimiliano Alegri, dhe tjetri Mauricio Sarri. Livornezi që ka dy sezone pa skuadër ka qenë edhe më parë pranë Romës, por marrëveshja nuk u mbyll. Te kryeqytetasit besojnë se tashmë është koha e duhur për të pasur në krye një trajner me shumë eksperiencë.

Nga ana tjetër, nëse marrëveshja më Alegrin dështon sërish atëherë Sarri do të ishte alternative e dytë, ndërsa edhe ai ka një eksperiencë të madhe në karrierë ku ka pasur sukses me Çelsin dhe Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat