Liverpooli me a pa Shaqirin ndaj Newcastles

Futboll

Liverpooli me a pa Shaqirin ndaj Newcastles

Më: 24 prill 2021 Në ora: 12:58
Liverpooli me a pa Shaqirin ndaj Newcastles

Premierliga vazhdon sot (e shtunë) xhiron e 33-të me sfida interesante.

Liverpooli pret Newcastlen në “Anfield Road” me fillim nga ora 13:30.

Dy skuadrat me objektiva të kundërta, njëra kërkon plasmanin në Ligën e Kampionëve, derisa tjetra qëndrimin në ligë edhe për edicionin e ardhshëm.

Liverpooli si kampion në fuqi ka fytyrë krejtësisht tjetër këtë sezon, mungesat e shumta, lëndimi i gjatë i Van Dijk, kanë ndikuar te skuadra e Klopp, pasi që deri në këtë javë renditen në pozitën e shtatë me 53 pikë.

Newcastle gjendet në pozitën e 15-të me 35 pikë të grumbulluara.

Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë zgjedhje sekondare, në formacionin zyrtar ai mbetet në bankën rezervë edhe në këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat