Ancelotti nuk e ka fshehur gëzimin e tij

Futboll

Ancelotti nuk e ka fshehur gëzimin e tij

Më: 24 prill 2021 Në ora: 14:15
Ancelotti nuk e ka fshehur gëzimin e tij

Carlo Ancelotti nuk e ka fshehur gëzimin e tij pas fitores së marrë nga Everton në fushën e Arsenal-it.

Tri pikë që kanë afruar Toffees me zonën Champions League.

“Ka qenë një rezultat i rëndësishëm, një fitore e rëndësishme. Ka ardhur pas një periudhe të vështirë, gjatë së cilës nuk arrinim të fitonim dhe kishim shumë dëmtime”, ka thënë trajneri italian.

“Tani duhet të rikuperojmë shumë lojtarë dhe do të vijnë rezultate të mira. Sinqerisht, kemi qenë me fat, besoj se barazimi do të kishte qenë i drejtë. Vendimi i VAR na ka ndihmuar, por i mbajmë fort tri pikët dhe vazhdojmë të luftojmë”, ka përfunduar Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat