Ndreu: E dominuam pjesën e parë, mungesa e De Silvës na prish punë

Futboll

Ndreu: E dominuam pjesën e parë, mungesa e De Silvës na prish punë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 15:21
Ndreu: E dominuam pjesën e parë, mungesa e De Silvës na prish punë

Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, u shprehi i kënaqur me pikën e marrë në shtëpi ndaj Laccit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku deklaroi:

NDESHJA- Nëse do ti kishim zhvilluar 6-7 ndeshjet e fundit me shumë kujdes si sot do të kishim shumë më tepër pikë. Ua bëra të qartë skuadrës, që do të kishim përballë një skuadër të fortë. Pjesën e parë e dominuam ndeshjen.

Në pjesën e dytë Laçi do të kërkonte më patjetër fitoren, u munduam të ishim të kujdesshëm në mesfushë. Ishim të kënaqur edhe me 1 pikë. Besoj se i zbatuam mirë detyrat.

SULMI- Kemi krijuar manovra sulmuese në këto ndeshje. Kemi krijuar raste. Problemi është që krijojmë volum, por mungesa e De Silvës na prish punë. Skuadra ka besim te ai, është golashënues. Me të jemi gjysmë goli plus. Javën që vjen besoj do e kemi sulmuesin një pjesën loje, është gati për ndeshjen e radhës të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat