Ankohet

Futboll

Ankohet

Më: 24 prill 2021 Në ora: 16:39
Tuchel

Gjatë konferencës për shtyp të ditës së premte, Thomas Tuchel ka folur edhe për gjendjen fizike të Mateo Kovacic, i cili do të mungojë në ndeshjen e parë kundër Real Madrid në gjysmëfinalet e Champions League.

“Nuk asnjë të re”, ka thënë trajneri i Chelsea-t.

“Nuk do të jetë, por pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion. Shpresojmë që të kthehet për ndeshjen kundër Fulham, në mes të sfidave me Real Madrid, por nuk ka siguri”, ka shtuar Tuchel.

“Fiziterapistët dhe stafi mjekësor do të më vrasin, por mendoj se është e mundur, është një objektiv realist”.

Mesfushori kroat është ndalur prej dhjetë ditësh për shkak të një dëmtimi në tendinën e gjurit, të pësuar në ndeshjen kundër Porto-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat