Theu rekordin për më shumë zëvendësimeve

Futboll

Theu rekordin për më shumë zëvendësimeve

Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:02
Theu rekordin për më shumë zëvendësimeve

Ish-sulmuesi i Liverpulit, Piter Krauç është tallur keq me rekordin e thyer nga mesfushori i të kuqve, Xhejms Milner, i cili u bë lojtari me më shumë paraqitje në fushën e lojës në rolin e zëvendësuesit.

Milner hyri si zëvendësuese në minutën e 58-të të takimit, në sfidën Liverpul-Njukasëll, duke arkivuar 159 paraqitje si zëvendësuese, rekord që mbahej nga Krauç në Premier Ligën angleze.

Për këtë sulmuesi anglez ka vendosur të bëjë ironi duke shkruajtur në “Twitter” fjalët: “Urime Xhemjs Milner për mposhtjen e rekordit tim në Premier Ligë mbi paraqitjet si zëvendësuese.

Kjo është ajo që të gjithë po prisnin”, një ironi kjo nga ana e 40 vjeçarit duke u bazuar në formën e dobët të Liverpulit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat