Partizani në krye, spektakël ndaj Kukësit. Tirana fundos Teutën

Futboll

Partizani në krye, spektakël ndaj Kukësit. Tirana fundos Teutën

Më: 24 prill 2021 Në ora: 18:13
Foto

Një fitore spektakolare 4-0 e Partizanit ndaj Kukësit i jep të kuqve kryesimin e Kategorisë Superiore pas javës së 29-të bashkë me Vllazninë.

Skuadra e Ilir Dajës I dha një leksion të vërtetë Kukësit në “Air Albania” me fitoren e thellë 4-0, që nuk ka asnjë dyshim për rezultatin, dominim total në çdo aspekt. Që në pjesën e parë, të kuqtë treguan forcën me dy gola nga Jasir Asani në 39’ dhe Cinari në 41’ teksa pritej një reagim nga verilindorët por edhe në pjesën e dytë kryeqytetasit shënuan dy here me Stenio Junior në 67’ dhe Esat Malën në 87’. Nuk ka shumë për t’u analuzizuar për sfidën pasi rastet ishin vetëm në njërën portë dhe dominimi i Partizanit ishte evident, sukses që tashmë e ngjit skuadrën e Dajës në vendin e parë, si bashkëkryesues me Vllazninë kjo për efekt të humbjes së Teutës.

Skuadra durrsake pësoi një humbje 2-0 përballë Tiranës në “Niko Dovana”, një rezultat që rikonfiguron gjithçka në Superiore madje edhe për skuadrën e Martinit bëhet tani më e vështirë me një goditje të tillë.

Pas një pjese të parë shumë të ekuilibruar, me vështirësi Tirana çau rrjetën në një gol të Idriz Bathës në 78’ ndërsa Hoxhallari në 85’ vulosi edhe fitoren 2-0 për bardheblutë që tashmë kanë ende shanse për Europën. Gjithsesi lufta për titull po bëhet një garë e çmendur dhe janë 4 ekipe praktikisht në lojë ndërsa sfidat direkte mund të zgjidhin gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat