Leonardo flet për rinovimet me Mbappen dhe Neymarin

Futboll

Leonardo flet për rinovimet me Mbappen dhe Neymarin

Më: 24 prill 2021 Në ora: 18:13
Leonardo flet për rinovimet me Mbappen dhe Neymarin

Drejtori sportiv i PSG-së, braziliani Leonardo ka folur për rinovimin e dyshes, Neymar dhe Mbappe.

Rinovimi i kontratës nga Neymar dhe Mbappe është bërë si një serial televiziv tashmë.

Mbappe që lidhet me një kalim tek Real Madridi, ndërsa Neymar spekulohet për një rikthim të mundshëm tek Barcelona.

Por, sot duke folur për “Canal Plus”, Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka folur për situatën e rinovimit me yjet e Parisit.

“Kontrata e Mbappe? Në përgjithësi jemi optimistë, ai ende ka një vit në kontratën e tij dhe vendimi i tij do të vijë me kohë”, tha Leonardo.

“Kontrata e Neymar? Të gjithë i dinë qëllimet tona. Nuk jemi me nxitim, marrëdhënia me të është e shkëlqyeshme, ne duam që kjo të ndodhë”, përfundoi Leonardo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat