​Dzeko dorëzohet para kohe: United është skuadra favorite në Europa League

Futboll

​Dzeko dorëzohet para kohe: United është skuadra favorite në Europa League

Më: 24 prill 2021 Në ora: 19:06
Edin Dzeko

Edin Dzeko e pranon Manchester United janë skuadra favorite në gjysmëfinalen e Europa League, por thotë se nëse Roma punon si ekip, atëherë asgjë nuk do të jetë e pamundur.

Ndeshja e parë do të vijë zhvillohet të enjten e ardhshme në “Old Trafford”, para asaj kthyese dhe vendimtare në “Olimpico”.

"Ne e fituam vendin tonë në gjysmëfinale dhe duhet të vazhdojmë të japim më të mirën, sepse nuk luan një lojë si kjo çdo ditë," tha Dzeko për “Roma TV”.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për aftësitë tona, para së gjithash. Ne e dimë që Manchester United është një ekip i fortë dhe ata janë favoritët në dy ndeshjet, por fakti që ne arritëm në gjysmëfinale na jep të drejtën të besojmë te vetja.”

“Roma ka shumë cilësi si grup dhe ne duhet të veprojmë si ekip. Nëse e bëjmë atë, atëherë asgjë nuk do të jetë e pamundur. ”, tha në fund Dzeko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat