Lëndohet Mbappe

Futboll

Lëndohet Mbappe

Më: 24 prill 2021 Në ora: 20:04
Lëndohet Mbappe

Paris Saint-Germain ka arritur të shënojë fitore ndaj Metz në udhëtim me rezultat 1:2 në kuadër të javës së 34-të në Ligue 1.

Mbappe shënoi qysh në minutën e katërt për epërsinë e parë të mysafirëve.

Me të filluar pjesa e dytë, Centonze barazoi shifrat në minutën e 46-të të ndeshjes.

Nuk vonoi shumë dhe Mbappe riktheu epërsinë e parisienëve në minutën e 59-të, para se Icardi të shënonte golin e tretë një minutë para fundit.

Shqetësues është fakti që Mbappe u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 87-të, ndërsa nuk dihet shkalla e lëndimit të tij.

Me këtë fitore, PSG kaloi në vendin e parë në tabelë me 72 pikë, dy më shumë se Lille i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat