Leverkusen mposht Frankfurtin dhe blindon pozitën që dërgon në garat evropiane

Futboll

Leverkusen mposht Frankfurtin dhe blindon pozitën që dërgon në garat evropiane

Më: 24 prill 2021 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Bayer Leverkusen blindoi pozitat në zonën europiane pasi mposhti 3-1 në BayArena Eintracht Frankurt duke i dhënë një asist edhe Dortmundit në garën për një vend në zonën Champions.

Pas një pjese të parë pa gola, Leverkusen shënoi tre herë në fraksionin e dytë të lojës me anë të tre autorëve të ndryshëm.

Hapi fillimisht serinë e golave xhamajkani Leon Bailley ndërkohë që dyfishoi shifrat sulmuesi argjentinas Lucas Alario.

Në minutat shtesë Frankfurti u rikthye në ndeshje me golin e Andre Silvas, por Leverkusen vulosi gjithçka 2 minuta më vonë me golin e tretë të shënuar nga Kerem Demirbay.

Me këtë fitore, Leverkusen shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Frankfurti mbetet i katërti me 56 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat