Ndryshimi i madh që Tuchel solli prej se mori drejtimin e Chelseat

Futboll

Ndryshimi i madh që Tuchel solli prej se mori drejtimin e Chelseat

Më: 24 prill 2021 Në ora: 21:43
Foto

Thomas Tuchel është duke bërë histori si menaxher i Chelseat, derisa tekniku gjerman ka vazhduar të jetë i pamposhtur se vendas në 10 ndeshje pas fitores me rezultat 1-0 ndaj West Ham United.

“Blutë” bënë ndryshimin e trajnerit në janar, me legjendën Frank Lampard që u shkarkua nga drejtuesit e klubit dhe u angazhua ish-shefi i Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germain Thomas Tuchel.

Tuchel ka bërë ndikim të madh në “Stamford Bridge”, me 47-vjeçarin që po e drejton klubin drejt njërës nga pozitat që siguron kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Chelsea e mposhti West Hamin me rezultat 1-0 të shtunën në një luftë direkte me këtë skuadër për objektivin e njëjtë, Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat