Pochettino: Titulli është objektivi ynë, tani jemi gati për Man Cityn

Futboll

Pochettino: Titulli është objektivi ynë, tani jemi gati për Man Cityn

Më: 24 prill 2021 Në ora: 22:46
Maurizio Pochettino

Maurizio Pochettino ka folur pas triumfit ndaj Metz, ku deklaroi se skuadra e tij meriton titullin dhe është gati për Manchester Cityn.

PSG ka arritur të arkëtojë pikët e plota nga dueli me Metz në kuadër të xhiros së 34-të të Ligue 1, ku dhe ka marrë vendin e parë nga Lille.

Kilyan Mbappe shënoi dy gola për të vulosur fitoren e parisienëve, Mbappe shënoi në min (4′) dhe (59′).

Pas ndeshjes, trajneri i PSG-së, Maurizio Pochettino, është shprehur se skuadra e tij është e gatshme për titullin kampion, por tani fokusi është tek Manchester City, ndeshje e cila do të luhet në mesjavë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

“Mendoj që kemi kontrolluar mirë ndeshjen, skuadra ka luajtur mirë sot”, tha ai.

“Më vjen keq që pranuam golin në fillim të pjesës së dytë, por rezultati është i drejtë dhe normalisht që merituam pikët e plota”, shtoi ai.

“Është e rëndësishme të fitojmë këto ndeshje tani, sepse psikologjikisht na bën mirë për titullin. Titulli është objektiv i klubit, sot kemi fituar dhe jemi në pozitë të mirë tani për ndeshjet e ardhshme”, tha Pochettino.

“Tani, jemi gati për Manchester Cityn”, përfundoi Maurizio Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat