Reali barazoi sonte, por “gëzohet” që nuk pranoi gol Courtois

Futboll

Reali barazoi sonte, por “gëzohet” që nuk pranoi gol Courtois

Më: 24 prill 2021 Në ora: 23:44
Thibaut Courtois

Real Madridi ka bërë një hap prapa në luftën për titull sonte. “Los Blancos” nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim pa gola si vendas ndaj Real Betisit.

Por, përkundër këtij gabimi, Real Madridi ka gjetur ngushëllimin.

“Los Blancos” në postimin në Twitter u krenuan që edhe njëherë Thibaut Courtois e mbajti portën e paprekur.

Me këtë barazim, Real Madridi shkon në kuotën e 71 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Atletico që ka një ndeshje më pak dhe tri më shumë se Barcelona që është minus dy lojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat