Evra: Juventusi gabimin më të madh e bëri me largimin e Allegrit

Futboll

Evra: Juventusi gabimin më të madh e bëri me largimin e Allegrit

Më: 24 prill 2021 Në ora: 23:45
Patrice Evra

Ish mbrojtësi i njohur francez, Patrice Evra, beson se Juventusi ka bërë gabimin më të madh kur e ka larguar nga puna Max Allegrin.

Ish mbrojtësi publikoi një video në faqen e tij në Instagram, i veshur me fanellën e Bianconerëve, duke folur në italisht për tifozët.

Ai fillimisht ka thënë se Interi do ta fitojë titullin, pasi ka marr njerëz nga Juventusi si Beppe Marrota e Antonio Conte.

“Unë i uroj Andrea Pirlo më të mirën, ai është një mik i shkëlqyeshëm, shpresoj se ai mund të qëndrojë në Juventus për aq kohë sa të jetë e mundur”.

“Duhet të them gjithashtu se gabimi më i madh ishte largimi nga puna i Allegrit: ai është një trajner i zgjuar, tifozët e kritikuan madje edhe kur fitonte dhe na çoi në finalen e Ligës së Kampionëve”.

“Keni menduar se ai ishte tifoz me Milanin, por më besoni, ai e donte dhe e do akoma Juventusin”, ka thënë Evra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat