Mourinho nuk e ka ndërmend të pushoj

Futboll

Mourinho nuk e ka ndërmend të pushoj

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:24
Mourinho nuk e ka ndërmend të pushoj

Jose Mourinho nuk e ka ndërmend të pushoj pas shkarkimit nga Tottenham Hotspur.

Trajneri portugez para disa dite u largua nga Spurs për shkak të rezultateve të dobëta. 

Siç raportojnë mediat në Angli, Jose tashmë ka marrë ofertën e parë. Bëhet fjalë për ekipin nga Skocia, Celtic.

Celtic është në kërkim të një trajneri të ri. Madje pas dështimit ta fitoj ligën këtë sezon, klubi nga Galsgow është në gjendje t’ia plotësoj të gjitha kushtet vetëm që ta sjellë në ‘Celtic Park’ trajnerin e famshëm portugez, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë që menaxheri 58-vjeçar gjatë karrierës së tij ka menaxhuar këto skuadra: Benfica, Uniao de Leiria, Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United dhe Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat