Darfalou: Unë kam luajtur më pak se ata dhe kam shënuar po aq shumë

Futboll

Darfalou: Unë kam luajtur më pak se ata dhe kam shënuar po aq shumë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:51
Darfalou: Unë kam luajtur më pak se ata dhe kam shënuar po aq shumë

Ousama Darfalou e ndien veten disi “të përjashtuar” nga ky sezon te Viteshe teksa priste që të ishte titullari kryesor në skuadër së bashku me Lois Opendan.

Por trajneri Leitch i ka besuar së tepërmi dyshes Openda-Broja që janë më rezultativ dhe kanë harmoni mes njëri-tjetrit, duke e treguar jo vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj.

Për këtë arsye Darfalou nuk mund të mos e shpreh pakënaqësinë, duke zgjedhur një mënyrë diplomatike për ta përcuar mesazhin.

Teksa i përmenden statistikat e dy sulmuesëve të tjerë, me Opendan që ka realizuar 11 gola dhe me Armando Brojën që ka gjetur 10 herë rrugën e rrjetës, Darfalou u shpreh: “Unë kam luajtur më pak se ata dhe kam shënuar po aq shumë.

Jam krenar për këtë gjë. Kjo do të thotë se po punoj shumë dhe se jam gati për të treguar veten time në fushë”, ka thënë Darfalou që e ka gjetur 8 herë rrjetën..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat