Caktohet data e ndeshjes Lazio-Torino

Futboll

Caktohet data e ndeshjes Lazio-Torino

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:56
Caktohet data e ndeshjes Lazio-Torino

Këshilli i Ligës së Serisë A ka vendosur më në fund datën e rikuperimit të sfidës mes Lazios dhe Torinos, që do të jetë pikërisht më 18 maj, ose vetëm pak ditë para javës së fundit të kampionatit italian.

E planifikuar për t’u luajtur më 2 mars në “Olimpico”, kjo sfidë nuk u zhvillua, pasi Zyra Shëndetësore Lokale e Torinos bllokoi udhëtimin e klubit “granata” drejt Romës për shkak të disa të prekurve nga koronavirusi në grupin e drejtuar nga Davide Nicola.

Vendimi i Gjykatës Sportive ishte që sfida të riluhet dhe Liga e Serisë A ka caktuar tashmë datën 18 maj për zhvillimin e kësaj sfide, ndërsa vlen të theksohet se Lazio ka dërguar çështjen në Kolegjin e Garancive, që pritet të mblidhet më 13 maj për të vendosur.

Gjithsesi kjo datë nuk u ka pëlqyer shumë klubeve, pasi luhet vetëm 5 ditë para javës së fundit të kampionatit italian dhe mund të ndikojë jo pak në verdiktet e këtij sezoni, qoftë në garën për zonën Champions, qoftë në atë për mbijetesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat