Ligat angleze të futbollit do të bojkotojnë mediat sociale

Futboll

Ligat angleze të futbollit do të bojkotojnë mediat sociale

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:57
Marcus Rashford, një nga lojtarët e sulmuar nëpër rrjetet sociale.

Autoritetet e futbollit anglez kanë bashkuar forcat për të bojkotuar mediat sociale në fundjavën e ardhshme, si përgjigje ndaj abuzimeve racore ndaj lojtarëve nëpër platformat online.

Klubet e përfshira në Premier Ligë, Ligën e Futbollit Anglez, Super Ligën e Grave dhe Kampionatin e Grave, do të pushojnë aktivitetet e tyre në llogaritë që kanë në Facebook, Twitter dhe Instagram, për të theksuar atë që duhet të bëjnë këto kompani për të zhdukur urrejtjen online.

“Qasja raciste e çfarëdo forme është e papranueshme dhe abuzimi që jemi duke parë se po pranojnë lojtarët tanë në këto platforma, nuk mund të lejojmë që të vazhdojnë”, ka thënë udhëheqësi i Premier Ligës Richard Masters.

Një numër lojtarësh në Premer Ligë kanë qenë shënjestra të këtyre sulmeve në rrjetet sociale në muajt e fundit, përfshirë pjesëtarët e Manchester United, Anthony Martial dhe Marcus Rashford, ata të Liverpool-it, Trent-Alexander Arnold dhe Sadio Mane, si dhe Reece James nga ekipi Chelsea.

Klubet si Birmingham City, Swansea City dhe Rangers kanë bojkotuar së fundmi rrjetet sociale për një javë, për shkak të sulmeve që u janë bërë lojtarëve të tyre.

Ish-sulmuesi i ekipit të Arsenal-it, Thierry Henry ka thënë muajin e kaluar se ka hequr dorë nga rrjetet sociale për shkak të racizmit që është shpërfaqur aty.

Në shkurt të këtij viti, institucionet angleze të futbollit, u kanë nisur letra të hapura kompanive si Facebook dhe Twitter, duke iu bërë thirrje që të bëjnë përmirësime në këtë aspekt, si dhe të rrisin shkallën e verifikimit të përdoruesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat