Familja Glazer vendos çmimin e shitjes së Manchester United

Futboll

Familja Glazer vendos çmimin e shitjes së Manchester United

Më: 25 prill 2021 Në ora: 12:41
Familja Glazer vendos çmimin e shitjes së Manchester United

Largimi i Ed Woodward nga Manchester United duket se ka qenë vetëm fillimi i një revolucioni, pasi familja Glazer dëshiron ta shesë klubin. Mediat në Angli bëjnë me dije se drejtuesit më të lartë të “Djajve të Kuq”, do ta nxjerrin në shitje klubin.

Shifra që kërkon familja Glazer është vërtet e pabesueshme, pasi bëhet fjalë për 4 miliardë euro. Vërtet një shifër monstruoze, por dihet që Manchester United është një aset i madh dhe që prodhon shumë të ardhura nga sponsorët.

Pikërisht kjo është edhe arsyeja që familja Glazer kërkon këtë shifër kaq të lartë.

Sipas tyre, klubi siguron kontrata të majme sponsorizimi dhe prodhon shumë të ardhura, ndaj shifra prej 4 miliardë eurosh e kërkuar është tërësisht e justifikuar. Tani, mbetet për t’u parë nëse do të afrohet ndonjë blerës për klubin nga “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat