“Xehetarët” kanë bilanc më të mirë në pesë ndeshjet e fundit

Futboll

“Xehetarët” kanë bilanc më të mirë në pesë ndeshjet e fundit

Më: 25 prill 2021 Në ora: 13:25
“Xehetarët” kanë bilanc më të mirë në pesë ndeshjet e fundit

Përveç ndeshjeve Drita – Prishtina dhe Ballkani – Gjilani, sot zhvillohet edhe një tjetër ndeshje në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Është ajo mes Llapit dhe Trepçës ’89, e cila pritet të jetë mjaft interesante për faktin se të dy skuadrat po luftojnë për mbijetesë.

Llapjanët renditen në pozitën e pestë me 36 pikë, kurse mitrovicasit kanë një pikë më pak dhe ndodhen në pozitën e shtatë, shkruan Zeri.info.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka regjistruar dy fitore, dy humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit, përfshirë këtu edhe dy ndeshjet ndaj Prishtinës në gjysmëfinale të Kupës.

“Xehetarët” kanë bilanc më të mirë në pesë ndeshjet e fundit direkte ndaj “Legjendave”.

Tri ndeshje janë fituar nga Trepça ’89, kurse dy nga Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat