Rummenige: Futbolli nuk është vetëm biznes

Futboll

Rummenige: Futbolli nuk është vetëm biznes

Më: 25 prill 2021 Në ora: 16:31
Rummenige: Futbolli nuk është vetëm biznes

Bajerni ishte një ndër ekipet e mëdha që nuk pranoj të bëhej pjesë e Super Ligës, duke u distancuar kështu nga klubet e tjera të mëdha që bënë të kundërtën.

Për mikrofonat e “Bild”, drejtori i Bajernit, Karl-Hajnz Rumenige u shpreh mjaft i ashpër duke e cilësuar një cirk të gjithë ngjarjen dhe u shpreh i lumtur që gjithçka mbaroi.

“Në retrospektivë ishte pozitive që ky cirk zgjati vetëm 48 orë. Kjo i bëri biznesmenët të kuptonin njëherë e përgjithmonë, se futbolli nuk është vetëm biznes.

Nga këndvështrimi im, e rëndësishme është që shumica e klubeve që ishin regjistruar për të krijuar Super Ligën e pranuan gabimin e tyre dhe janë kthyer në familjen e futbollit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat