Llapi me tre pikë të mëdha

Futboll

Llapi me tre pikë të mëdha

Nga: K.G. Më: 25 prill 2021 Në ora: 17:07
Valmir Veliu

Llapi nga Podujeva si vendas arkëtoi tre pikë të mëdha dhe të qetësisë, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Trepçën ’89 nga Mitrovica.

Në minutën e 8-të, Muharrem Jashari shënoi për mitrovicasit, por në pjesën e dytë llapjanët shënuan dy herë përmes Ardit Peposhi (49’) e Valmir Veliu (60’).

Llapi përforcon vendin e pestë me 39 pikë dhe Trepça ’89 mbetet në pozitën e shtatë me 35 sosh.

Mitrovicasit nuk janë të qetë, pasi që vetëm pesë pikë janë larg pozitës së nëntë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat