Kane mungon te Tottenhami

Futboll

Kane mungon te Tottenhami

Më: 25 prill 2021 Në ora: 17:17
Kane mungon te Tottenhami

Sot do të zhvillohet ndeshja mes Manchester Cityt dhe Tottenham Hotspurit në finalen e Kupës së Carabao.

Manchester City ka bërë të ditur se Sergio Aguero dhe Kevin De Bruyne do te kthehen sot për përballjen kundër Tottenahmit.

Sulmuesi Aguero ka munguar në katër ndeshjet e fundit përshkakë një lëndimi muskulor, kurse De Bruyne ka pasur disa probleme me kyçin e këmbës.

Kurse mbrojtësi Johne Stones që ishte i pezulluar javën e kaluar, rikthehet për ndeshjen e sotme.

“Sky Sports” raporton poashtu se te Tottenahmi do të mungojë Harry Kane, përshkak të një lëndimi më kyçin e këmbës së tij.

Ndryshe, ndeshja mes Cityt dhe Tottenhamit zhvillohet nga ora 17:30 në “Wembley” të Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat