Reali mendon për sfidën e të martës

Futboll

Reali mendon për sfidën e të martës

Më: 25 prill 2021 Në ora: 17:52
Reali mendon për sfidën e të martës

Real Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në shtëpi kundër Real Betis, duke humbur shumë terren në garën për titullin kampion. Megjithatë, tekniku i madrilenëve, Zinedine Zidane, nuk është aspak i shqetësuar për këtë rezultat dhe kërkon përqëndrim në sfidën e së martës kundër Chelseas në Champions League.

“Ne lamë dy pikë dhe kjo është mëse e qartë. Ishim shumë të mirë në fazën mbrojtëse, por vuajtëm në sulm. Na mungonte diçka, nuk shkëlqyem përpara portës kundërshtare. Humbëm dy pikë dhe tashmë ne jemi të dobët.

Barazuam, por jemi të përqëndruar në duelin e së martës. Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë në kampionat dhe do të luftojmë deri në fund. Asgjë nuk ka mbaruar sot.

Jam i bindur se jemi gati për ndeshjen tjetër, e cila do të jetë më e vështira e sezonit. Është e vërtetë që kundër Betis na mungoi diçka, por jemi mirë. Rikthimi i Hazard? Ai ishte me të vërtetë mbresëlënës. Jemi të lumtur që e shikojmë Eden sërish në fushë sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, përfundon Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat