Tifozët e Dritës të mllefosur me kryesinë pas humbjes nga Prishtina

Futboll

Tifozët e Dritës të mllefosur me kryesinë pas humbjes nga Prishtina

Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:06
Tifozët e Dritës të mllefosur me kryesinë pas humbjes nga Prishtina

Pak minuta më parë ka përfunduar derbi ndërmjet KF Dritës dhe KF Prishtinës, të cilën skuadra prishtinase e fitoi me rezultat 1:2, në kuadër të Superligës së Kosovës, raporton Insporti.

Me të përfunduar ndeshja, në njoftimin e klubit gjilanas në faqën zyrtare të klubit se janë mposhtur nga Prishtina, tifozët e Dritës kanë vërshuar me komente.Në mbi 100 komente të bëra për pak minuta, Drita është akuzuar nga tifozët e klubit të saj për kurdisje të ndeshjes.

Një tifoz madje ka akuzuar direkt kryesinë e skuadrës kampione, duke i quajtur kriminela të futbollit.Një tjetër, ka akuzuar mesfushorin e Dritës, Bujar Shabanin se ka bërë faulla me qëllim në afërsi të zonës.

Image

Ndërsa, në komentet tjerë thuhet se fituesi I kësaj ndeshjes është ditur para se të zhvillohej.Në javët e fundit tifozë të shumtë të Superligës janë të pa kënaqur për shkak të kurdisjeve së ndeshjeve dhe aleancave ndërmjet klubeve.Drita me këtë humbje renditet në pozitën e dytë me 64 pikë, një më shumë se Prishtina në pozitën e tretë me 63 sosh. Në pozitën e parë është Ballkani me 64 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat