Batatina paralajmëron edhe Ballkanin

Futboll

Batatina paralajmëron edhe Ballkanin

Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:25
Batatina paralajmëron edhe Ballkanin

Ka përfunduar edhe xhiroja e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Me fitoren e Prishtinës e Ballkanit dhe dështimin e Dritës, lufta për titullin e kampionit është bërë shumë e zjarrtë.

Në ndeshjen tjetër Llapi ka triumfuar kundër Trepçës ’89 me rezultatin e ngushtë, 2-1.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“E kemi ditur që nuk e kemi lehtë kundër Trepcës ’89 duke e ditur faktin që kam pasur katër mungesa të lojtarëve titutallë dhe ta fitosh ndeshjen kundër 89-shit pa katër lojtarë nuk është e lehtë”.

“Si trajner kam bërë ndryshime në skemë, por kam punuar gjatë tërë javës me këtë formacion që të përballemi kundër 89-shit”.

“E kemi blinduar pozitën e pestë, kemi luajtur mençur. Ndeshjen e radhës do të udhëtojmë për rezultat të mirë kundër Ballkanit sepse jemi të kompletuar”, tha Batatina pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat