Kryetrajneri i Prishtinës: Derbi i vërtet me shumë luftë sportive 

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Derbi i vërtet me shumë luftë sportive 

Më: 25 prill 2021 Në ora: 19:47
Kryetrajneri i Prishtinës: Derbi i vërtet me shumë luftë sportive 

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, është i lumtur për fitoren e madhe me rezultat 2:1 kundër kampionit në fuqi, Dritës në Gjilan.  

“Derbi i vërtet me shumë luftë sportive. Dy ekipet e dhanë maksimumin. I uroj futbollistët për fitoren, angazhimin.

E deshën më shumë fitoren se Drita, krijuam raste më shumë se Drita dhe në fund na u shpërblye me tre pikë.

Këto tre pikë nuk na e kanë sjell titullin, por na jep qetësi dhe vetëbesim më të lartë, sepse kur t’i mposhtësh dy rivalët direkt në fushat e tyre, atëherë me të vërtet bëhet fjalë për kualitet. Uroj të qëndrojmë me kokën ulur, sepse s’ka mbaruar ende asgjë, por të vazhdojmë punën tonë maksimalisht deri në fund”, tha Ramadani për faqen e FC Prishtina.

Prishtina tani për tani renditet në vend të tretë me 63 pikë, ka një me pak se Ballkani dhe Drita pas 30 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat