Conte: Më keq se unë kur luaja

Futboll

Conte: Më keq se unë kur luaja

Më: 25 prill 2021 Në ora: 21:24
Conte: Më keq se unë kur luaja

Trajneri i Inter-it, Antonio Conte, ka folur për Achraf Hakimi-n pas fitores kundër Verona-s, që i ka afruar zikaltrit akoma më shumë me titullin.

“E rëndësishme është që të mos gjuajë penalltitë”, ka thënë duke qeshur Conte.

“Goditjet e dënimit ok, por kur ndalet në fund të stërvitjes e shikoj shpesh dhe mendoj se nëse do të na duhej të gjuanim ndonjëherë penallti, do të duhet të vdesin të gjithë përpara se të gjuajë ai”.

“Është me të vërtetë shumë keq, më keq se unë kur luaja. Me përjashtim të shakave, po rritet shumë dhe mund të përmirësohet akoma më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat