Tifozët me kritika për paraqitjen e Ronaldos ndaj Fiorentinas, e këshillojnë Pirlon ta lë në bankën rezervë

Futboll

Tifozët me kritika për paraqitjen e Ronaldos ndaj Fiorentinas, e këshillojnë Pirlon ta lë në bankën rezervë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 21:33
Ilustrim

Cristiano Ronaldo ka dështuar të shënojë në tri ndeshjet e fundit në Serie A, ndërsa tifozët e Juventusit e kanë kritikuar pas huqjes para portës së hapur ndaj Fiorentinas.

Superylli portugez e ka shënuar golin e fundit në kampionat më 7 prill kundër Napolit. Që atëherë, ka dështuar të realizojë në tri ndeshja, ndërsa në një tjetër ka munguar për shkak të lëndimit.

Në barazimin e të dielës ndaj Violas, ai pari një rast shumë të mirë, mirëpo dështoi të shënonte.

Pas barazimit (1-1), në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta duke e kritikuar paraqitjen e 36-vjeçarit.

Ndërkohë, trajneri Andrea Pirlo ka thënë se Ronaldo ka bërë paraqitje të mirë kundër Fiorentinas.

CR7 paguhet rreth 31 milionë euro në sezon të Juve, ndërsa me gjithë kritikat ai mbetet golashënuesi më i mirë i Zonjës së Vjetër këtë sezon me 32 gola në 39 paraqitje në të gjitha garat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat