Barcelona pritet ta bëjë zyrtar transferimin e Eric Garcias

Futboll

Barcelona pritet ta bëjë zyrtar transferimin e Eric Garcias

Më: 26 prill 2021 Në ora: 15:04
Eric Garcia

Eric Garcia më në fund mund të përfundon transferimin e tij tek Barcelona.

Sipas mediave spanjolle, Garcia tanimë është gati të transferohet dhe Barcelona do ta bëjë zyrtar lajmin pas një kohe të shkurtër.

Sipas “Marca”, Barcelona së shpejti do ta bëjë zyrtar lajmin për transferimin e Eric Garcias.

Marrëveshja thuhet të jetë bërë më herët, por problem ishte situata ekonomike e “Blaugranëve”, ku pas negociatave, rroga e Garcias është ulur.

Sipas artikullit, Garcia ka pranuar ulje rroge, por do të ketë bonuse shtesë në bazë të performancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat