Federata italiane me ligj kundër klubeve që i bashkohen garave jashtë UEFA-s

Futboll

Federata italiane me ligj kundër klubeve që i bashkohen garave jashtë UEFA-s

Më: 26 prill 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Federata e Futbollit e Italisë ka diskutuar për vendosjen e një ligj i cili i përjashton nga Serie A klubet të cilat i refuzojnë garat e UEFA-s dhe FIFA-s për t’iu bashkuar grave të natyrës private.

Ky është lajm i keq për Interin, Juventusin dhe Milanin, të cilat ishin në mesin e 12 klubeve që u përpoqën ta krijonin një Superligë Evropiane këtë muaj.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, konfirmoi të hënën se FIGC do ta miratojë rregullin e ri, i cili pritet të hyjë në fuqi kah fundi i muajit qershor.

Derisa Interi dhe Milani u tërhoqën nga Superliga Evropiane, Juventusi vijon të jetë pjesë e listës prej tri skuadrave të mbetura në listën zyrtare të Superligës.

“Ata që planifikojnë të marrin pjesë në gara jashtë FIFA-s apo UEFA-s, duhet ta largohen nga UEFA dhe FIFA dhe nuk mund të jetë pjesë e kampionatit tonë”, tha Gravina.

“Ne nuk e dimë se kush u largua dhe kush mbeti, por ekziston një ligji cili duhet të vendoset në reformën nacionale. Nëse, deri në fund të qershorit, dikush merr pjesë në gara të natyrës private, duhet patjetër të largohet nga liga jonë”, theksoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat