Lorik Cana viziton KOK-in: Jam i gatshëm ta ndihmojë sportin e Kosovës

Futboll

Lorik Cana viziton KOK-in: Jam i gatshëm ta ndihmojë sportin e Kosovës

Më: 26 prill 2021 Në ora: 16:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana ka vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).

Aty Cana është pritur nga Presidenti i KOK-ut Ismet Krasniqi dhe sekretari Shasivar Haxhijaj.

Me këtë rast Cana ka uruar Ismet Krasniqin për detyrën e re si President i KOK-ut duke ia ofruar mbështetjen e tij për ta vazhduar rrugën e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar.

Krasniqi nga ana tjetër e ka falënderuar Canën për vizitën të cilën e ka konsideruar të veçantë dhe me ç'rast edhe i ka dhënë një dhuratë me portretin e xhudistes Majlinda Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat