Sherri në derbin e Kupës së Italisë, ky është dënimi për Ibrahimovic e Lukaku

Futboll

Sherri në derbin e Kupës së Italisë, ky është dënimi për Ibrahimovic e Lukaku

Më: 26 prill 2021 Në ora: 22:02
Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku

Historia e sherrit mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut, në derbin e 26 janarit, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë, është mbyllur plotësisht ditën e sotme dhe dy sulmuesit, bashkë me dy klubet, ia kanë hedhur paq me nga një gjobë.

Futbollistët u konfrontuan në minutat e fundit të pjesës së parë, si dhe gjatë kohës kur po shkonin në dhomat e zhveshjes, teksa nuk munguan edhe frazat ofenduese ndaj njëri-tjetrit, ndërsa arbitri i ndëshkoi me nga një karton të verdhë.

Organet Disiplinore në Federatën e Futbollit në Itali hetuan rastin edhe për përdorim të fyerjeve me bazë racore, duke marrë në pyetje arbitrat e ndeshjes, si dhe vetë dy protagonistët e sherrit, Ibra e Lukaku.

Megjithatë në fund të hetimit, u vendos që Ibrahimovic të dënohet me 4000 euro gjobë dhe Lukaku me 3000 euro gjobë. Me 2000 Euro gjobë është dënuar edhe klubi i Milanit, ndërsa Interi ia hodhi paq me vetëm 1250 euro gjobë.

Kjo masë ishte paralajmëruar më herët, ku dy klubet kishin rënë dakord me gjobitjen e lojtarëve dhe kishin hequr dorë nga ndjekja e çështjes në organe më të larta të drejtësisë sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat