Tare merr vendim për të ardhmen e tij

Futboll

Tare merr vendim për të ardhmen e tij

Më: 27 prill 2021 Në ora: 00:05
Igli Tare

Igli Tare do të vazhdojë të jetë pjesë e Lazios, aty ku mban rolin e drejtorit sportiv.

Kohët e fundit emri i shqiptarit është lidhur me klubin e Bundesligës, Eintracht Frankfurt, me këta të fundit që kishin pasur kontakte me Taren, duke i propozuar rolin e drejtorit sportiv te klubi i tyre.

Megjithatë një marrëveshje mes palëve nuk është arritur dhe Taren nuk do e shikojmë te klubi gjerman.

Ai ka vendosur të vazhdojë projektin te klubi i Lazios ku qëndron prej vitesh dhe është shumë i lumtur.

Në Itali raportojnë se Tare ka pasur bisedime me drejtuesit e Aintrahtit, por marrëveshja nuk është arritur dhe ai do të vazhdojë te jetë pjesë e Lazios.

Tashmë Tare ka filluar të mendojë për lëvizjet që do të bëjë te Lazio në merkaton e verës, pasi njihet për goditjet e tij në merkato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat