Champions League rikthehet me duelet e mëdha

Futboll

Champions League rikthehet me duelet e mëdha

Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:57
Champions League rikthehet me duelet e mëdha

Champions League rikthehet me duelet e mëdha dhe sonte prej orës 21:00 në fushë zbresin Real Madrid dhe Chelsea, skuadra që duan finalen.

Në Spanjë mediat janë vënë krah skuadrës së tyre, teksa kërkojnë nga UEFA të mos jetë e njëanshme dhe arbitrat të bëhen protagonistë për faktin që Reali ishte nismëtar për krijimin e European Super League.

Marca është hapur me “Fair-Play Ceferin” dhe në njëfarë mënyrë kjo gjë e vendos në presion gjyqtarin Danny Makkelie. Gjithsesi nuk besohet se një kompeticion të tillë si Champions arbitrat do të luajnë me ndjenjat e tifozëve dhe investimet e klubeve.

Trajnerët Zinedine Zidane dhe Thomas Tuchel kanë menduar edhe për rreshtimet e skuadrave të tyre dhe francezi do i përshtatet londinezëve, duke zgjedhur një mbrojtje me tre që plotësohet pas rikthimit të Varane.

Krah tij janë projektuar Nacho dhe Militao, kurse në mesfushë në qendër janë të paprekshëm Modric, Casemiro dhe Kross. Në krahë pritet të luajnë Carvajal dhe Marcelo, kurse në sulm Benzena do të ketë mbështetjen e brazilianit Vinicus.

Chelsea i Tuchel nis nga Mendy në portë, me Rudiger, Thiago Silva dhe Azpilicueta në qendër të prapavijës. Në krahë Chilwell dhe Reece James janë favoritë, sikurse Kante e Jorginho në mesfushën me dy në qendër. Werner është projektuar në majë të sulmit, kurse nga krahët Pulisic dhe Mount.

REAL MADRID (3-5-2): Courtois – Nacho, Varane, Militao – Carvajal, Modric, Casemiro, Kroos, Marcelo – Vinicius, Benzema. Trajner: Zidane

CHELSEA (3-4-3): Mendy – Rudiger, Thiago Silva, Azpilicueta – Reece James, Kante, Jorginho, Chilëell – Mount, Pulisic, Werner. Trajner: Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat