Mbappe ka krijuar lidhje të forta me Pochettinon

Futboll

Mbappe ka krijuar lidhje të forta me Pochettinon

Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:58
Mbappe ka krijuar lidhje të forta me Pochettinon

Kylian Mbappe e pyet shpesh trajnerin e vet te Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, për jetën në Premierligë, sepse i pëlqen të bisedojë për futbollin dhe kërkon të ketë njohuri për botën e futbollin përtej Francës, ka zbuluar trajneri argjentinas.

Mbappe, 22 vjeç, ka krijuar lidhje të forta me Pochettinon, i cili ishte trajner i Tottenhamit para se ta merrte drejtimin e PSG-së në janar.

Ata bisedojnë në tri gjuhë të ndryshme, anglisht, spanjisht dhe frëngjisht dhe kanë marrëdhënie miqësore edhe jashtë fushës.

Të mërkurën, PSG-ja do të përballet me Manchester City në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, një klub për të cilin është thënë se Mbappe mund të luajë.

“Kyliani e dashuron futbollin dhe i pëlqen të flasë për futbollin. Ai më pyet për Anglinë, sesi është loja, mentaliteti dhe kultura atje”, tha Pochettino.

“Ai është vetëm 22 vjeç por shumë i pjekur, me vetëbesim në talentin e vet dhe i hapur. Ai flet frëngjisht natyrisht, por edhe anglisht dhe spanjisht. Dje i thashë se doja ta përmirësoja frëngjishten time duke folur me të, ai më tha: ‘Sigurisht, por më mirë për mua të flasim anglisht’. Atij i pëlqen t’i ushtrojë gjuhët e ndryshme”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat