Hysaj e Rrahmani, më në fund lëvdata

Futboll

Hysaj e Rrahmani, më në fund lëvdata

Më: 27 prill 2021 Në ora: 12:01
Hysaj e Rrahmani, më në fund lëvdata

Suksesi 2-0 i Napolit ndaj Torinos, ka kthyer skuadrën e drejtuar nga Rino Gatuzo në zonën Champions dhe tashmë të gjithë e shohin si një pretendente të fortë për të marrë një nga katër vendet që çojnë në turneun më të rëndësishëm në Europë.

Një triumf në të cilin ishin pjesë edhe dy futbollistët Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani të rreshtuar si titullarë nga tekniku i napolitanëve.

Për të dy, vlerësimet pas kësaj sfide ishin ndër më të mirat, pasi Napoli e mbylli ndeshjen pa pësuar gol edhe falë meritave e aftësive të tyre. Sipas “Eurosport”, Hysaj meritonte notën 6,5 pas kësaj ndeshje ku ai luajti si zakonisht tashmë në krahun e majtë.

“Në të majtën, vuan pak hapin e SIngo në fillim por më pas gjen ritmin dhe luan një pjesë të dytë shumë të mirë”, shkruan portali i rrjetit të njohur që i ka vënë notën 7 Amir Rrahmanit i cili kthehej në qendër të prapavijës së Napolit.

“I sigurt në luftën në ajër, zhvillon një duel të bukur me Belotin”, shkruhej për kapitenin e përfaqësueses së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat