Krasniqi në formë

Futboll

Krasniqi në formë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 12:05
Krasniqi në formë

Besnik Krasniqi pa dyshim është një nga lojtarët më të mirë këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Mbrojtësi i djathtë prishtinas, deri më tani ka arritur të shënojë shtatë gola, ndërsa ka dhënë edhe pesë asistime, shkruan Gazeta Olle.

Madje ai është golashënuesi më i mirë i Prishtinës së bashku me Oto John dhe Leotrim Kryeziun që po ashtu kanë gjetur rrjetën nga shtatë herë.

Golat e Besnik Krasniqit kanë qenë shumica vendimtar, duke i sjell pikë të mëdha Prishtinës, sikurse që ishte në ndeshje me Dritën.

Kur ish-kapiteni Armend Thaqi ishte larguar nga Prishtina, nuk ishte pritur mirë nga tifozët e klubit, pasi ishte lojtari më i mirë në sezonin e shkuar.

Por paraqitjet e Krasniqit kanë bërë që mbrojtësi i Ballkanit të harrohet.

Kur kanë mbetur edhe gjashtë javë nga fundit, forma e mirë e Besnik Krasniqit mund të jetë vendimtare në luftën për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat