Gara për titull në ligën spanjolle është një ndër më të zjarrtat në Evropë

Futboll

Gara për titull në ligën spanjolle është një ndër më të zjarrtat në Evropë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 12:05
Gara për titull në ligën spanjolle është një ndër më të zjarrtat në Evropë

Futbollin global e ka kapluar pandemia e COVID-19 për 14 muaj dhe që nga marsi i vitit të kaluar ndeshjet në futboll janë zhvilluar pa tifozë.

Për këtë aspekt Qeveria spanjolle ka shprehur dëshirën që të i hap stadiumet për katër xhirot e fundit në Laligë.

Ministri i Shëndetsisë së Spanjës e ka këtë propozim në tavolinen e tij, raporton mediumi spanjoll “El Larguero”.

Gara për titull në ligën spanjolle është një ndër më të zjarrtat në Evropë, ku Atletico që është në krye me 73 pikë, po lufton ndaj Real Madridit, Barcelonës me nga 71 pikë dhe Sevillës me 70 sosh.

Në rast se hapen stadiumet për tifozë, ky do të ishte vendim i rëndësishëm për rrjedhjen e këtij stinorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat