Sarri pritet të marrë drejtimin e Romës

Futboll

Sarri pritet të marrë drejtimin e Romës

Më: 27 prill 2021 Në ora: 12:18
Sarri pritet të marrë drejtimin e Romës

Mauricio Sarri pritet të marrë drejtimin e Romës nga sezoni tjetër. Drejtuesit verdhekuq kanë vendosur të ndryshojnë trajnerin për sezonin tjetër dhe drejtimin e skuadrës do ia besojnë pikërisht Sarrit.

Ky i fundit është papunë nga fundi i sezonit të kaluar, kur u shkarkua nga drejtimi i Juventusit. “Corriere dello Sport” raporton se marrëveshja është shumë afër dhe në ditët e ardhshme pritet të mbyllet gjithçka mes palëve.

Edhe vetë Sarri e ka pranuar të drejtojë skuadrën kryeqytetase, pasi shikon se ekipi ka cilësi brenda dhe mund të arrijë rezultate të rëndësishme.

Kujtojmë se te Roma luan edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, i cili do të vihej kështu nën urdhrat e një trajneri të madh, me Sarrin që dikur zbuloi Elseid Hysajn te Empoli, të cilin më pas e mori me vete edhe te Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat