Sfida më e vështirë e jetës

Futboll

Sfida më e vështirë e jetës

Më: 27 prill 2021 Në ora: 12:47
Sfida më e vështirë e jetës

Do të ishte debutimi i tij si ndihmësi i Roberto Mancinit, starti i jetës së dytë si trajner, pas asaj si lojtar.

Në vend të kësaj, angazhimet me Italinë për Daniele De Rossi u kthyen në një makth. Ish-kapiteni i Romës doli pozitiv për Covid-19 dhe gjithashtu iu desh të përballej me ditë të vështira, i shtruar në spital, gjithmonë nën kontrollin e mjekëve.


Dje, më në fund, De Rossi ka kapërcyer Covid-19, duke u negativizuar. Ky fakt u njoftua nga gruaja e tij, Sarah Felberbaum, me një postim në profilin e saj në Instagram: 37 ditë mbas… 

Një çlirim i vërtetë për DDR, i cili ishte në gjendje të kthehej për të përqafuar familjen e tij pas 37 ditësh, duke lënë mbas krahëve një situatë tejet të komplikuar shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat