Shehi: Të luajmë si burrat

Futboll

Shehi: Të luajmë si burrat

Më: 27 prill 2021 Në ora: 13:49
Shehi: Të luajmë si burrat

Ditën e nesërme Vllaznia do të luajë në transfertën e vështirë ndaj Tiranës, dhe për shkodranët kjo është sfidë nderi pasi përplasjet me bardheblutë gjithmonë dhurojnë spektakël.

Në prag të sfidës së nesërme mbrojtësi Vllaznisë, Dajan Shehi u tregua mjaft ambicioz duke besuar se nesër ekipi i tij nuk do të dale pa pikë si dhe u shpreh i lumtur për formën e mirë që po kalon pasi ka arritur te sjellë qëndrueshmëri në mbrojtjen shkodrane.

Forma e mirë: “Është e vërtetë që kam pritur gjatë të jap më të mirën dhe kontributin tim te Vllaznia. Në fillim të sezonit nuk kam qenë titullar,  por kam punuar shumë dhe jam i lumtur që po luaj dhe po ndihmoj ekipin”.

Ambiciet: “E rëndësishme është të luaj, të mos pësojmë gola dhe të jap më të mirën për ekipin. Nëse shënoj është një plus për mua si mbrojtës. Shpresoj të shënoj edhe në të ardhmen. Dëshira e çdo lojtari është të shënojë. E thashë, dua ta mbajmë portën të paprekur mbrapa”.

Tirana: “Normalisht që është një ndeshje shumë e fortë, pasi dihet që është derbi i Shqipërisë. Tirana ka një ekip shumë të mirë dhe nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Shpresoj që nesër të fitojmë”.

Kundërshtarët: “Ata kanë shumë lojtarë të mirë dhe cilësor. Besoj se do ia dalim, Do mbrohemi shumë mirë. Të gjithë çunat janë gati për këtë ndeshje”.

Objektivi: “Ata kanë objektivat e tyre, të mendojnë çfarë të duan. E rëndësishme është të shkojmë të luajmë si burrat atje dhe t’i tregojmë të gjithëve se ne sivjet jemi një kockë e fortë, si dhe jemi për objektiva të mëdha. Besoj se do t’i arrijmë ato. Jam i bindur se nuk kthehemi pa pikë. Do shkojmë të luajmë si burrat dhe nuk kthehemi pa pikë nga Tirana”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat